Fiqiri Kaso, Arti Luan Karolli banues në Gjirokastër dhe Bledar Halit Danaj 33 vjeç me detyrën e policit në Gjirokastër, janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me një sasi prej 150 kg drogë e llojit kanabis sativa.
Tre personat u kapën në flagrancë kur po shkëmbenin mallin e transportuar për në Tiranë me një automjet.
Droga vinte nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe ishte e destinuar për shitje në zona e vende të ndryshme në kryeqytet.
Gjatë operacionit “Depërtimi” u sekuestruan sasia e 150 kilogramëve Cannabis Sattiva, dy automjete, dhe një armë zjarri pistoletë TT.