E pra mos qani, bëhuni të forta dhe kurajoze, të paktën mos derdhni lotë para syve të partnerit apo të dashurit tuaj. Dhe kush e ka bërë deri tani një gjë të tillë të mos e përsëritë edhe pse lotët ndonjëherë janë shkarkues i stresit.
Një grup kërkuesish arriti në përfundimin se lotët e femrave ulin dëshirën seksuale tek meshkujt.
Shkencëtarët e Institutit Weizmann në Izrael arritën nëpërfundimin se lotët lëshojnë një sinjal kimik, i cili ul aftësitë nuhatëse tek meshkujt.
Nuhatja është një prej elementëve që ndikojnë tek eksitimi dhe seksualiteti. Studimi arriti në përfundimin se sinjalet ulin nivelet e testosteronit në gjak.
Kërkuesit tani do të shohin se çfarë efekti kanë lotët mashkullorë tek seksi i kundërt.