Papadhimos i është adresuar kombit me një fjalim mbrëmjen e së shtunës, duke pranuar hapur situatën kritike që po përjeton vendi.
Në mënyrë që Athinës t’i akordohet huaja e domosdoshme për të mos falimentuar brenda marsit, rroga minimale duhet të ulet me 20% duke shkuar në 600 euro, pensionet do të shkurtohen përsëri, ndërsa 15 mijë persona do të largohen nga puna në administratë.
”Kostoja sociale e këtyre masave të reja shtrënguese është e vogël në krahasim me katastrofën ekonomike dhe sociale që do të pasonte në rast se nuk zbatojmë masat e kërkuara. Nëse nuk arrijmë të marrim kredinë e radhës, kursimet e qytetarëve do të humbasin, qeveria do të jetë e pamundur të paguajë pensionet dhe pagat, ndërsa importi i karburanteve, ilaçeve dhe makinerive do të paralizohej” është shprehur Papadhimos.