Tragjedia e rëndë që ndodhi në fshatin Restelicë për shkak të kushteve të motit ku humbën jetën 10 persona do të sjellë ditën e nesërme si një ditë zie në Kosovë.
Vetëm 1 vogëlushe i ka shpëtuar tragjedisë së rëndë të fshatit Restelicë të Dragashit.
Pamjet e tregojnë të tmerruar dhe të ngrirë vogëlushen, por ajo është bartur me shpejtësi në Prizren ku ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.