English

2 të vdekur dhe 1 i plagosur nga aksidenti në Durrës

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Durrësit.

Automjeti targa KJ 9520 A me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Për pasojë kanë ndërruar jetë 22-vjeçari Roland Cakja dhe e fejuara e tij 20-vjeçarja rumune Nikoleta Tunaniç ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit 22-vjeçari Elisidio Tafani.

I plagosur menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit por mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tij është e rënduar.

Policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen e aksidentit

KOMENTE