Shume burra e gjejne te veshtire t'i kuptojne grate e tyre, madje edhe nese kane jetuar tashme disa vjet me gruan qe jane martuar.
Ne nje moment ajo duket se po ndihet shume mire, ne nje moment tjeter e shikoni ate te qaje si nje femije.
Ajo ankohet per dicka, nese I jepni nje keshille sesi ta rregulloje ceshtjen per te cilen ankohet, nuk ndjehet e kenaqur me kete.
Pas disa viteve martese me gruan time (shprehet autori) kam mesuar se ajo per te cilen duhet te shqetesohem nuk eshte se cfare thote ajo, por per ate qe nuk e thote, qe e ndjen por nuk e shpreh.
Kjo eshte lista e gjerave qe mashkulli duhet te kete parasysh kur behet fjale per mendjen e gruas (si mendon ajo).
1- Mbi te gjitha, ajo ka nevoje per dashuri dhe deshiron dashurine tuaj.
Burrat kerkojne respektin nga grate e tyre ndersa grate kerkojne dashuri nga burrat e tyre.
Kur nje grua tregon mangesi ne respektin ndaj burrit te saj, atehere ai do t'i jape asaj me pak dashuri.
Dhe kur nje burre tregon mangesi ne dashurine qe I jep gruas se tij, atehre gruaja e tij do t'i jape atij me pak respekt ne kthim.
Dhe keshtu cikli vicioz perserit vetveten.
Ndalojeni kete profeci perpara se te permbushet.
Tregojini dashuri gruas tuaj, kjo eshte ajo qe ajo kerkon prej jush.
Duajeni ate pavarsisht te metave dhe gjerave te cuditshme qe ajo ben dhe inshallah ajo do tju respektoje juve pavaresisht te metave dhe gjerave te cuditshme qe ju beni.
2- Ajo eshte e merzitur.
Cdo dite I njejti avaz.
Nje jave hyn dhe nje jave del.
Jo vetem qe eshte e merzitur por eshte edhe e lodhur.
Ajo duhet te kujdeset per femijet dhe te rregulloje te gjithe ceshtjet me shtepine dhe gjerat qe ndodhin ne te dhe duhet tju perkedhele ju ne fund te dites.
Vetem ta mendoj se duhet te bej dicka te tille cdo dite me ben qe te zvarritem poshte carcafeve te mi dhe te fshihem. Mund ta kuptoj se si ndihen shumica e grave muslimane shtepiake.
Dhe mos leme pa permendur edhe grate te cilat kane nje pune dhe punojne me orar te plote dhe pavaresisht kesaj duhet edhe te kujdesen per mbarevajtjen e puneve te shtepise.
Keshtuqe, vellezer te dashur, ju pergjerohem qe t'i surprizoni grate tuaja me nje vakt te pergatitur, te sillni ne shtepi embelsirat e saj te preferuara. Beni dicka ndryshe ne momente te ndryshme per ta thyer ate monotonine qe krijohet ne to.
3- Ajo deshiron te ndjehet e komplimentuar.
Vleresim.
Cdo njeri e do ate. Askush nuk deshiron qe puna e tyre te mos vihet re ose me keq qe puna e tyre te merret si e mireqene, si nje detyrim qe duhet plotesuar. Gruaja juan nuk e ka per detyre te pastroje rrobat tuaja te palara, dhe nuk e ka per detyre te gatuaje cdo vakt per ty. Por ajo e ben kete! Dhe e ben kete ne krye te te gjitha gjerave te tjera qe ndodhen ne jeten e saj: e ben kete perpara se te shkoje ne shkolle ose te shkoje ne pune, perpara se te kujdeset per femijet apo perpara se te perpiqet per te qene nje muslimane me e mire. Tregoji gruas tende muslimane se e vleresoni dhe jini falenderuesper gjerat qe ajo ben per te te mirembajtur (kujdesur) ty dhe familjen. Nje “faleminderit” e thjeshte eshte nje fillim I mire.
4- Ajo eshte 'cmendurisht' xheloze.
Tregohuni I kujdesshem per menyren se si flisni per grate e tjera qe qendrojne afer gruas tuaj.
Mos e krahasoni KURRE me nje grua tjeter.Mos e krahasoni me asnje aktore filmi.
Mos e krahasoni me nenen tuaj.
KURRE, asnjehere mos e krahasoni me ish-gruan tuaj.
Ajo deshiron te dije dhe besoje se eshte qendra e universit tuaj, keshtuqe beje ate te ndejhet ne kete lloj menyre! Edhe grate e profetit (a.s) beheshin xheloze. Aishja r.anha madje u be xheloze per Hatixhen r.anha e cila kishte vdekur. Prit (ji I gatshem te presesh) dhe te respektosh cdo lloj xhelozie qe vjen nga gruaja jote.
5- Ajo deshiron qe ju ta ndihmoni te behet nje muslimane me e mire. Problemi me I madh I meshkujve ne ditet e sotme eshte qe jo vetem qe nuk jane udheheqes te mire, por ata jane duke u udhehequr nga grate e tyre (nga gruaja, nena ose gra te tjera ne jeten e tyre). Gruaja juaj deshiron qe ju te jeni lideri (udheheqesi). Dhe ku ka menyre me te mire per ta udhehequr ate sesa ti tregosh asaj se si te behet nje muslimane me e mire. Por ju nuk mund t'i tregoni asaj si te behet muslimane me e mire nese ju vete nuk jeni I tille. Keshtuqe, ju duhet te ngrisni imanin tuaj si fillim. Duhet te permiresoni veten tuaj dhe me pas ta kaloni permiresimin ne te ne menyre te bute dhe respektuese.
6-Ajo nuk ka deshire t'ju bezdise, por ndonjehere ju e “mbushni kupen”, pra ja veshtiresoni asaj gjendjen dhe e beni qe t'ju merzise dhe ngacmoje. Nje mit thote se grate kane deshire qe ti bezdisin burrat e tye, kjo nuk eshte fare e vertete. Poo, jane disa njerez (burra dhe gra) te cilet ju asnjehere nuk mund ti kenaqni. Pavaresisht se cfare beni ata do te gjejne dicka qe ta bejne te deshtuar punen tuaj. Le te rikujtohemi per hadithin e meposhtem : “Transmetohet nga Ibn Abbas se Profeti a.s ka thene: Me eshte paraqitur mua xhehennemi dhe pashe qe shumica e banoreve te tij ishin gra te cilat ishin mosmirenjohese. E pyeten “a ishin ato mosbesimtare”? Ai tha: Ato ishin mosmirenjohese ndaj burrave te tyre, ndaj ndereve dhe veprave te mira qe ata I bene per to. Nese keni qene gjithnje I mire me njeren prej tyre dhe me pas ajo sheh dicka qe nuk e pelqen tek ju ajo do te thote; “Une kam pare asnje te mire prej teje”.Keshtu, vertet motrat duhet te jene te kujdesshme persa I perket te qenit mosmirenjohese ndaj burrave te tyre. Por shume shpesh, ju vellezer, ia beni asaj te veshtire qe ta mbaje gjuhen brenda. Ndoshta ju gjithnje jeni duke gjetur gabime tek ajo dhe ajo kerkon te gjeje gabime tek ju gjithashtu. Noshta ju nuk jeni duke punuar (ose punuar mjaftueshem) dhe asaj I duhet te punoje. Ndoshta ju nuk jeni ai djali I mire per te. Pra dhe nje here, permiresoni veten dhe jepini asaj sa me pak arsye qe te ankohet apo tju bezdise dhe merzite.
7- Me shume se cdo gje, ajo deshiron nje mardhenie te qendrueshme dhe te lumtur me ju. Grate nuk martohen vetem per faktin se ato mendojne se do jete qejf I madh. Ato martohen sepse deshirojne nje familje te lumtur perjete dhe ato besojne se ju do tja jepni ate asaj. Vec detyrimeve te saj fetare, kjo eshte gjeja me rendesishme ne jeten e nje gruaje muslimane, te ndertoje nje familje muslimane te qendrueshme dhe te lumtur. Dhe gjeja me e bukur eshte se eshte shume e lehte per ju qe tja jepni asaj kete. Pra, jini nje bashkeshort I mire per te. Silluni kendshem. Tregojini asaj dashuri. Mos e kercenoni me divorc kur ndodh nje zenke mes jush, kjo eshte nje menyre jo e duhur per te zgjidhur gjerat mes jush.
Keni besim te plote tek Allahu, ji I kujdesshem ndaj trukeve dhe kurtheve qe ngre shejtani sepse ai mundohet gjithnje tju fuse ne zenka te vazhdueshme, dhe tregojuni shume I durueshem me te.
Nuk ka gje me te deshiruar per shejtanin sesa ta shohe martesen tuaj te shkaterruar.
E shikoni. Nuk eshte dhe aq e veshtire apo jo?
(botuar nga origjinali)