English

Alarm për bombë në aeroportin e Amsterdamit

Policia hollandeze thotë se ka arrestuar një njeri i cili u mbyll në një tualet në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, i cili dyshohej se kishte një bombë.

2 terminalet kryesorë u evakuan menjëherë pasi arriti skuadra antibomb.

Fluturimet u ndalën dhe të tjerët u shtynë më vonë deri sa të jepej një version përfundimtar nga skuadra speciale.

Policia holandeze kufitare ishte duke hetuar nëse i dyshuari kishte eksploziv në bagazhin e tij apo jo.
Më pas gjërat filluan të kthehen në normalitet por të gjitha fluturimet kanë sjellë konfuzion te pasagjerët.

KOMENTE