English

Gjellë me qiqra. Receta

Përbërësit për 3-4 persona

2 gota me qiqra
1 kg mish të prerë në kubik të vegjël
1 kokërr qepë të thatë
1lugë gjellë salcë domate
kripë


PËRGATITJA
Qiqrat do ti ziejmë(10 minuta) më perpara dhe i lëmë mënjanë sa të përgatisim mishin me përbërësit e tjerë.
E presim mishin në kubik dhe e skuqim deri sa të marrë një ngjyrë.
Shtojmë qepën të prerë hollë dhe e skuqim deri sa të na zverdhet.
Shtojmë salcën dhe i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i hedhim një gotë ujë të ngrohtë ku e lemë të ziejë deri sa uji të tretë qepën. Mbasi uji eshtë tretur me qepën, do të hedhim qiqrat (ku i kemi zierë më përpara)i perziejmë dhe i hedhim uje sa të mbulohet dhe i ziejmë në zjarr mesatar për 40 minuta. Mbas 40 minutave gjella eshte gati për tu servirur. Gatuheni të paktën 1 herë në javë. Eshtë një gjellë shume e pasur me elementë që janë shumë të domozdoshëm për njeriun.
Përmban shumë niseshte, proteina, vitaminen B,hekur,kalcium, fosfat, dhe e pasur me minerale.
Në 100 gr qiqra ka: 360 kalori,20 gram proteina bimore.


Ju bëftë mirë

KOMENTE