English

Kanceri prek çdo shtëpi të një fshati

Ekspertët e shëndetësisë në Gjermani janë të habitur nga një fshat i vogël ku kanceri ka goditur pothuajse në çdo shtëpi.
Wewelsfleth, e cila ka një popullsi prej 1500 banorë, është emërtuar me 'fshati i mallkuar' pasi rastet e reja me kancer janë 50 për qind mbi mesataren.
Hulumtuesit nga Universiteti i Lübeck që hetuan fenomenin, i cili përfshin, kancerin e mushkërive, të gjirit, të stomakut,të mitrës,nuk mund të gjejnë asnjë shkak përcaktues, megjithëse banorët janë duke fajësuar tre centrale bërthamore pranë dhe një kantier detar, ku anijet përdorin për të lyr pjesët nga jashtë bojë toksike.

Fshatarët tani janë duke kërkuar një hetim qeveritar. Ata mendojnë se autoritetet në vite kanë mbetur të heshtur si era dhe shiu që sjellin këto grimca në shtëpitë e tyre.
Por ekspertët thonë se nuk është shkaku ky. Hulumtimet nga akademikë në Universitetin e Lübeck hetuan kancere të ndryshme që kishin goditur fshatarët, dhe nuk gjetën asnjë shkak midis kancerit dhe asaj që fshatarët pretendojnë.

Por përsëri fshatarët tani, janë duke i kërkuar autoriteteve shëndetësore në Berlin në komision tjetër studimi për të marrë në fund "murtaja e kancereve, siç e quajnë ata.
Kryetari i Wewelsfleth, Ingo Karstens, i cili humbi të dyja gratë e tij me kancerin, ka thënë: "Ndjehem si i mallkuar"

KOMENTE