Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Drenovë të Korçës një 67-vjeçar pasi nuk u transportua dot në spital si pasojë e dëborës së madhe që ka bllokuar në rrugët.
67-vjeçari Nevruz Qosellari ka gjetur vdekjen pasi transportimi i tij drejt spitalit të Korçës ishte i pamundur pasi aksi rrugor Korçë-Devoll është i bllokuar ngë dëbora.
Por disa prej akseve rrugore në qarkun e Korçës vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora e dendur. Sipas informacioneve më të fundit vazhdon të jetë i bllokuar aksi Korçë-Dardhë dhe komunat Lekas, Lozhan,Velçan dhe Çlirim ndërsa në akset rrugore Korçë-Voskopojë, Korçë-Liqenas, Korçë-Ersekë-Leskovik qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.