English

Arsimi i mirë reflekton në shëndetin tuaj

A ju kanë thënë prindërit ndonjëherë, ose ju fëmijëve tuaj tani, që po të hani brokoli ju bëheni më të zgjuar, po të hani mollë ju nuk keni nevojë për mjekun apo dhe të tjera pyetje lidhur me të ushqyerit?

Ja pra një studim që vjen nga universiteti Concordia ka nxjerrë si përfundim se ata prindër që kanë edukim më të mirë hanë më shumë fruta dhe perime dhe në këtë mënyrë janë më të shëndetshëm.

Studimi u realizua në 94.000 njerëz të moshës 18 deri në 69 vjeç dhe përfundimi ishte:
-njerëzit me arsim të mirë hanë më shumë fruta dhe perime.
Madje ata me arsim akoma më të mirë merrnin më shumë karrota dhe mollë.

Duke ngrënë më shumë fruta dhe perime zvogëlohet rreziku i diabetit, tensioni, sulmet kardiake etj.

Gjithashtu u vu re se dhe personat që ishin të vetmuar sidomos mbi 40 vjeç apo dhe duhanpirësit, u vu re se nuk hanin një ushqim të mirë dhe të pasur në perime dhe fruta, duke sjellë dhe probleme në shëndetin e tyre.

KOMENTE