English

Dhe Napoli ka fituar, Roma ka humbur

Ndërsa skuadra e Romës ka pësuar një humbje minimale si mysafir i Sienas

me golin e vetëm e shënuar nga Calaio përmes një penalltie në minutën e 51-të.

Nga ana tjetër, Napoli ka fituar përballë Chievos me rezultat 2-0.

Dy golat janë shënuar në pjesën e parë, nga Britos, në minutën e 15 dhe Cavani në minutën e 38 përmes një penalltie. Në këtë mënyrë napolitanët morrën dhe tre pikë të reja.

Pas këtyre ndeshjeve Roma dhe Napoli qëndrojnë në vendin e gjashtë dhe shtatë në tabelë me diferencë 1 pikë mes tyre.

KOMENTE