Më në fund është gjetur edhe viktima e fundit e ortekut në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Pas ditësh të tëra kërkimesh është gjetur dhe viktima e fundit e tragjedisë së ndodhur pak ditë më par ku orteku mori jetën e 10 personave u gjet dhe viktima e fundit, që i përket trupit të një 20 vjeçari.
Në nderim të viktimave të familjes, në Kosovë të hënën ishte ditë zie kombëtare.
fshati ka ngrirë i tëri ashtu si nga bora por tragjedia ka ngrirë dhe zemrat e njerëzve të këtij fshati, që me lot shprehen se ç'mund të na marrë më? Koha u tregua shumë e ashpër me ne dhe përsëri tani mbetet vetëm largimi nga vatrat tona pasi orteqet mund të jenë përsëri gati dhe të pamëshirshëm.