English

Shqiptarët tentojnë azil me mënyra nga më të ndryshmet

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, 700 shqiptarë aplikuan për azil nga 680 që kishin aplikuar në 6 muajt e parë të vitit 2010.
Por në të dyja rastet, rreth 90 për qind e kërkesave u refuzuan, por norma e refuzimit qe pak më e ulët gjatë vitit 2011.
Vëndet që kanë patur më shumë kërkesa për azil kanë qenë në Greqi dhe Francë, pasuar nga Britania e Madhe dhe Suedia. Në Greqi aplikuan 200 persona nga të cilët, 195 u refuzuan ndërsa në Francë aplikuan gjithashtu 200 dhe u refuzuan 190 persona.
Norma më të larta suksesi kanë patur aplikimet në Belgjikë, Britani e Suedi. Në Belgjikë aplikuan 30 persona dhe u refuzuan vetëm 15 kërkesa ndërsa në Britani, aplikuan 105 vetë dhe u refuzuan 90.
Ajo që vërehet është që norma e refuzimit në Belgjikë ka rënë nga 100 për qind në tremujorin e parë të vitit 2010 në vetëm 50 për qind gjatë vitit 2011.
Kjo rritje e numrit të pranimit të kërkesave për azil në BE mund të lidhet me ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë, vendet e tjera si Suedia apo Britania e Madhe nuk është se janë prekur shumë nga ngjarjet në fjalë pasi norma e tyre e refuzimit nuk ka ndryshuar shumë.
Gjatë vitit 2010, 1285 shqiptarë aplikuan për azil dhe 90 për qind e tyre u refuzuan. Gjatë vitit 2009, aplikuan 1615 shqiptarë, nga të cilët, 1435 vetë ose 89 për qind qenë të pafat.
Shqiptarët kanë zhvilluar strategji të shumëfishta për të lehtësuar emigrimin dhe integrimin e tyre në vendet e zhvilluara, përfshirë në shumë raste sajimin e hasmërive politike apo të ngjarjeve gjakmarrjeje.
Pas heqjes së vizave në dhjetor 2011, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh u paraqitën në Bruksel me dokumente që vërtetonin se kishin një gjakmarrje në atdhe dhe rrezikonin të vdisnin.
Belgjika e refuzoi shumicën dërrmuese të këtyre aplikimeve ndërsa disa shoqata që lëshonin vërtetimet janë aktualisht në proçedim penal.

KOMENTE