English

9 shqiptarë të arrestuar, nga protestat në Athinë

Përveç gjendjes ekonomike që ka pllakosur Greqinë që çdo ditë merren masa për të shpëtuar vendin nga falimnetimi, pas protestave asj i duhet të llogarisë dhe një shumë të konsideruar dëmesh materiale dhe ekonomike që ndodhën gjatë orëve të protestave.
Pas bilancit të bërë për dëmet e shkaktuara, shifrat janë tragjike.
Policia e kryeqytetit ka kryer 79 arrestime, prej të cilëve 26 janë të huaj. Mes të huajve, janë dhe 9 shtetas shqiptarë. Por e çuditshme është fakti që 2 prej tyre janë minorenë.
79 të arrestuarit akuzohen për dëmtime trupore, prishje të qetësisë publike, tentativë vrasjeje, përdorim të lëndëve eksplozive, grabitje etj.
Ndërsa shifrat e dëmeve janë tragjike: janë dëmtuar 71 njësi tregtare (djegie totale, të pjesshme apo dëmtime të tjera), janë plaçkitur 30 njësi të tjera tregtare, ndërkohë që janë djegur apo dëmtuar 29 banka.
U dogjën apo dëmtuan gjithashtu një kinema, 3 godina shtetërore, pesë godina zyrash, tre hotele dhe një kompleks tregtar. Bashkia e Athinës numëron një numër të madh dëmesh të stacioneve të mjeteve të transportit publik, semaforë, shtylla ndriçimi, si dhe shumë parmakë mermeri apo pllaka mermeri janë shkulur apo thyer.
Policia kishte dëme në njerëz, pasi u plagosën 109 policë, ndërkohë që nuk mungojnë as dëmet materiale, me 3 motoçikleta të djegura dhe 20 të dëmtuara.

KOMENTE