English

Ekspertët: Pas borës, rrezik përmbytjet

Ekspertët e Qendrës Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve në vend parashikojnë, se temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, në pjesën veriore dhe juglindore të vendit.

501

"Në këtë moment prurjet janë nën mesataren shumëvjeçare. Nuk mund të themi se është një situatë e rrezikshme, por gjithësesi të gjitha prurjet apo situata
të tjera të rrezikshme janë të varura shumë nga temperaturat. Kryesisht temperaturat do të jenë mjaft të ulëta deri në mesin e javës së ardhshme, gjë që me një siguri të caktuar mund të themi se kjo periudhë nuk do të ketë ndonjë rrezik të konsiderueshëm për përmbytje në pjesën e Ultësirës së Shkodrës", thotë Klodian Zaimi, profesor i hidrologjisë.

KOMENTE