Marrëveshja e Greqisë lidhur me përfitimin e paketës së shpëtimit nga BE, duket sikur ka dështuar.
Greqia nuk ofron garancitë e kërkuara, Athina nuk ka dhënë ende garancitë e nevojshme për respektimin e planit të kursimeve, i cili thuhet se është shkaku kryesor.
Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, lajmëroi se bisedimet dypalëshe do të zëvendësohen nga një konferencë gjithëpërfshirëse.
Edhe pse Parlamenti Grek aprovoi shkurtimet e kërkuara përsëri vendet e e Eurozonës argumentojnë se Athina nuk ka paraqitur ende garanci të mjaftueshme që do të respektojë reformat e thella, një kusht për dhënien e fondit të shpëtimit, pa të cilin Greqia është e detyruar të shpallë falimentimin në muajin mars.