Sot pasditen e së mërkurës, rreth orës 14:30 një telefonatë ka mbërritur në Drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë lidhur me dëmtimin e makinës dhe vjedhjen e sendeve personale brenda makinës së deputetit socialist Marko Bello.
Ngjarja ka ndodhur në zonën “Komuna e Parisit” në garazhin e pallatit ku jeton deputeti socialist. Sipas burimeve policore, automjetit me targa Tr 1402 C i është thyer xhami i pasëm dhe më pas janë grabitur disa sende personale.
Por e njëjta gjë ka ndodhur dhe me dy makina të tjera në po të njëjtin garazh.
Policia po punon për zbardhjen dhe jetjen e autorëve të vjedhjeve.