English

Ambasada serbe në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë

Ambasada serbe në Tiranë ka organizuar një pritje me rastin e ditës kombëtare të Serbisë. Pjesë e këtij eventi janë bërë personalitete të lartë të shtetit, diplomacisë politikës, artit, medias e kulturës në vendin tonë.
Ambasadori serb Miroljub Zariç ka mirëpritur në këtë ditë të shënuar Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, minitrin e shëndetësisë Petrit Vasili, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, kreu e LSI-së Iilir Meta, deputetë të mazhorancës e opozitës, si dhe drejtues të medias e biznesit në vend.
Miroljub Zariç, i cili është edhe ambasadori i parë i Serbisë në vendin tonë ka theksuar se kjo ditë është shumë e rëndësishme për vendin e tij. Por pavarësisht atmosferës festive, nuk mund ti largohemi njërës prej çështjeve më të nxehta rajonale, pavarësisë së Kosovës. Ambasadori serb tregohet shumë i drejtpërdrejtë kur thotë se për Kosovën, Shqipëria e Serbia ndahen prerazi në qëndrimet e tyre.
15 shkurt shënon fillimin e rovolucionit serb kundër sundimit otoman në vitin 1804 si edhe hartimin e kushtetutes së parë në 1835.

KOMENTE