English

Clinton uron Kosovën për Pavarësinë

Hillary Clinton, Sekretarja amerikane i ka dërguar popullit të Kosovës një mesazh për Ditën e Pavarësisë 17 shkurt.

Në mesazh thuhej:
"Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, dëshiroj t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Kosovës, me rastin e festimeve të përvjetorit të katërt të pavarësisë më 17 shkurt.
Kosova mund të jetë një shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të mbështetur një Kosovë të pavarur, sovrane dhe shumetnike. I përgëzoj udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve të Kosovës përmes institucioneve më të forta demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike dhe nxitjes së sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t’i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik si dhe drejt qëndrueshmërisë dhe begatisë afatgjatë për vendin tuaj.
Shtetet e Bashkuara janë miqtë dhe partnerët tuaj. Ne qëndrojmë pranë jush në punën tonë të përbashkët për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe më të begatë. I uroj gjithë popullit të Kosovës festime të gëzuara dhe urimet më të mira për vitin në vazhdim."

KOMENTE