Të gjithëve na pëlen të hamë, por ndonjëherë hamë aq shumë sa nuk e kontrollojme dot veten. Dhe një ditë të bukur kur duam të shkojmë diku dhe na duhet të veshim ndonjë gjë të bukur shohim se nuk na bën. Mos i ka fajët pasqyra që na tregon të shëndoshë apo veshja është e vogël?
Jo asnjë s'ka faj përveç trurit ton, pasi përmes tij kontrollojm gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë.
Shihni këtë grua nga Britania që nuk ka dalë nga dhoma e saj për 4 vjet, pasi ka një peshë marramendse e cila e privon nga kënaqësia e jetës përjashta.
Ajo është gruaja më e shëndoshë në Britani. Merr më shumë se 6000 kalori në ditë ku normale për një grua është deri në 2000 kalori në ditë.
Ajo është e varur nga ushqimi i saj dhe tani kërkon ndihmë pasi nuk do të vdesë nga pesha e tepërt dhe po përpiqet si të rifitojë jetën e saj.
Menuja e përditshme brenda, përfshin një picë të madhe, patate të skuqura, gjashtë shishe pije si coca cola dhe deri në nëntë çokollata.
Ajo tha: "Unë shpenzoj jetën time në shtrat - kjo nuk është një jetë. Kam provuar dieta të panumërta, por unë nuk mund të ndalem së ngrëni. Unë nuk mund të ecin më shumë se 20 metra deri te dushi dhe ngelem pa frymë.
"Unë e urrej këtë jetë. Unë dua që të kem fëmijë, por unë nuk jam e shëndetshme në ato parametra për të mbetur shtatzënë.