English

Lind fëmijën parakohe për hir të dashurisë (VIDEO)

Dashuria bën marrëzira, dhe akoma më tepër në një jetë martesore të lumtur kur njëri nga partnerët për shkak të një sëmundje të rëndë do të largohet njëherë e përgjithmonë nga jeta.
507
Një gjë e tillë ka ndodhur me një grua amerikane e cila solli në jetë vajzën e saj 2 javë para kohe, për arsye se bashkëshorti i saj pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri kishte vetëm pak ditë jetë.
Savanah Aulger, fle qetësisht në shtratin e saj pa e ditur se sa dhimbje ka patur përqark në momentet e para të jetës.
"Duhet të ishte ai personi i parë që të përqafonte Savanah-ën. Sapo lindi, ai e mbajti në krahë për 45 minuta", tregon Diane.

Mark vdiq ndërsa mbante në krahë të voglën Savanah. Kur i shoqi ishte ende në koma, Diane e kuptoi se rrahjet kardiake të Markut po ngadalësoheshin. Mori vajzën dhe e vendosi në krahët e Markut, deri në momentin që ai ndali së marruri frymë.

KOMENTE