Disa çifte amerikane kanë vendosur që ceremoninë martesore ta zhvillojnë në Negril të Xhamajkës, por këtë herë pa shpezime veshjesh dasme, por thjesht nudo , lakuriq për ditën e Shën Valentin.
Ky program me këtë lloj ideje ishte hedhur nga kompania turistike Hedonism II, e cila kishte hedhur për aplikim, me të gjitha shpenzimet e përfshira, çiftet që donin të bënin ceremoninë e tyre në Xhamajka, lakuriq.
Ishin përzgjedhur 10 çifte por një prej tyre kishte ndërruar mendje dhe përfunduan vetëm 9.
Njëri prej çifteve u shpreh: Ne na pëlqeu kjo gjë pasi do ta mbajmë mend për gjithë jetën, pastaj s'ka asgjë të keqe nëse ne e duam njëri tjetrin lakuriq, kështu pse të mos e fillojmë jetën tonë në këtë mënyrë?
Ata përjetuan në këtë ishull nudistësh 4 ditë përrallore që nuk mund t'i harrojnë kurrë.
Ndërkohë as nga qeveria nuk kishte patur reagime për këtë ceremoni, siç pati herën e kaluar në vitin 2001.
100 çifte nga Kanadaja, Amerika kishin aplikuar por vetëm 10 ishin përzgjedhur.