Milani ka fituar përsëri ndaj Arsenalit me një rezultat të thellë në San Siro, 4:0.
Boateng më një eurogol zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, ndërsa Robinjo në të 38-ën dyfishoi rezultatin.
Djemtë kuqezinj bënë një lojë të përkryer ndërsa kundërshtari asnjëherë nuk i krijoi tension në portën e tyre
Pjesa e dyte përsëri filloi me një gol fantastik i shënuar nga braziliani.
Në fund suedezi Ibrahimovic me një 11 metërsh, vulosi fitoren fitoren e Milanit, rezultat ky që i hap skuadrës italiane për herë të parë pas 3 vjetësh dyert e cerekfinaleve në Ligën e Kampioneve.
Ndërsa ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium” mendohet të jetë thjesht një formalitet.