English

E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane shprehet Thaçi në Tiranë

Kryeministri Hashim Thaçi ka ardhur në Tiranë për përurimin e godinës së ambasadës së Kosovës në Tiranë me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.
Në takimet e tij zyrtare ai është shprehur:
"E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane"
Po ndërtojmë një shtet demokratik ,ultietnik. Falenderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mirënjohje e madhe ndaj SHBA-së dhe NATO-s. Ne kemi sfida dhe vështirësi por jam optimist që do të fitojmë përballë tyre. E vecanta është se ky 4 vjetor shënohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndaj urime për të gjithë shqiptarët. 1912 është vit i jetësimit të kontributit të Skëndërbeut, ndërsa 1998 është jetësim i fryteve të pavarësisë së 1912. Shteti i Kosovës po ec me hapa të sigurt, jam optimist se në një të ardhme shumë të afërt do të jetojmë pa kufinj. Roli i Shqipërsië do të mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjithë hapat e shtetit të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane. Urime dhe gëzuar të gjithëve”-tha ai.

Ndërsa më pas kryeministri Sali Berisha është shprehur në fjalën e tij:
“Sot është një ditë krenarie për cdo shqiptar sepse shjënon fundin e një sage të jashtëzakonshme sakrificash, fundi i përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe ekzistencë. Ata njësoj si kombet e tjera vendosin krijimin e të ardhmes së tyre. Kjo ditë bëri të mundur që shqiptarët të nisin projektet e tyre të reja për integrimin në NATO dhe BE. Bëri të mundur që ky komb të nisë një kapitull tjetër të bashkëpunimit me kombet e tjera. Ju përcjell përshëndetjet më të zjarrta popullit të Kosovës, liria e një kombi është një dhe e pandarë. Sot ne jemi të lirë, sot ne punojmë sëbashku për një të ardhme më të ndritur. Përshëndës qeverinë e Kosovës që në një hark të shkurtër kohor ka shënuar arritje të mëdha në ndërtimin e shtetit dhe vlerave të demokracisë. Marëdhëniet e shqiptarëve me fqinjësinë skanë qenë asnjëherë më të mira se sot dhe një meritë e madhe i shkon qeverisë së Kosovës. Përshëndes dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel. Ndaj më lejoni që dhe njëherë t`ju uroj ju zoti.Thaci dhe gjithë popullit shqiptar këtë ditë të shënuar. Gëzuar”
Ndërsa pak më herët të dy kryeministrat kanë prerë shiritin e inagurimit të godinës së ambasadës së Kosovës në Tiranë.

KOMENTE