English

Operim pa bisturi. Teknologji e re

Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda.

Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda. Dhe rezultatet e para të një qasje të tillë janë dramatike.
Duket si fanta-shkencë – operim pa bisturi. Për Phyllis Harber Walker, ky trajtim eksperimental është e vetmja shpresë. Ajo vuan nga dridhjet; dora, gishtat e saj janë të papërqëndryeshëm dhe nuk është në gjendje të mbajë as edhe filxhanin, madje as penen per te shkruajtur emrin e vet. 10 milionë amerikanë vuajnë nga dridhje të tilla të pakontrolluara, të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik.
Por terapia me ultratinguj për trajtimin e fibroideve ka ndryshuar jetën e saj. Si pjesmarrëse në një studimi, mjeku i saj përdori ultratinguj për të riaktivizuar a rilidhur fijet nervore..
“Me këtë ndërhyrje është shmangur thika”, thotë doktor Jeff Elias, nismëtar i kirurgjisë me ultratinguj, neurokirurg në Universitetin e Virginias.
Kirugjia tradicionale kërkon dy operacione të veçanta, dhe disa javë kohë rimëkëmbjeje për të riparuar një çrregullim të tillë. Por me terapi me ultratinguj, trajtimi mund të marrë jo më shumë se 10 sekonda. Rezultati është i menjëherëshëm dhe pacienti nuk ka nevojë për periudhë shërimi. Gjithashtu edhe ndërlikimet janë më të pakta.
Shumë besojnë se teknika me ultratinguj mund të ndryshojë rrënjësisht neurokirurgjinë. Doktor Jeff Elias thotë, “jo vetëm Neurokirurgjinë, por pothuajse çdo çrregullim të trupit , përfshi trajtimin e kanceri, goditjet në tru, Parkinsonin dhe epilepsinë; të gjitha mund të jenë të shërueshme.”
(botuar në revistën amerikane mjekësore JAMA)

KOMENTE