Pranë shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet është qëlluar me armë 18-vjeçari me incialet I. Qoshja pas një konflikti me një person tjetër gjatë mesditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ambjenteve të shkollës dhe i riu është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia pas mbërritjes në vend ngjarje po heton mbi motivet e plagosjes që për fat të mirë s'ka përfunduar në tragjedi.