Sot ashtu siç ishte njoftuar, për ditën e pavarësisi së Kosovës do të mbaheshin dhe një sërë aktivitetesh në Tiranë.
Midis tyre takimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Isa Mustafa që u realizua në Bashkinë e Tiranës dhe më pas me një konferencë për gazetarët dhe të ftuarit e tjerë si dhe qytetarë para ambjenteve të Bashkisë ishte një shpresë për bashkëpunimin mes dy bashkive të dy kryeqyteteve.
Më pas u vazhdua me përurimin në qendër të Tiranës të një rruge që do të mbajë emrin e arkitektit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në këtë përurim morri pjesë dhe kreu i qeverisë shqiptare z. Sali Berisha, zyrtarë të qeverisë së Kosovës si dhe të ftuarit e tjerë dhe familjarë të familjes Rugova.
Rruga që fillon nga kryqëzimi i Bankës së Shqipërisë në drejtim të bllokut deri në qendër të bllokut do të quhet rruga Ibrahim Rugova.
Gjithashtu pritet dhe ardhja e kryeministrit Hashim Thaçi në Tiranë që do të pasojë me një tjetër aktivitet siç është godina ambasadës së Kosovës në Tiranë që do të përurohet po sot.