English

Rruga në Tiranë, merr emrin Ibrahim Rugova

Sot është Dita e Pavarësisë së Kosovës. Me rastin e kësaj dite të shënuar dhe Bashkia e Tiranës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Gjithashtu në orën 11:00 Bashkia e Tiranës do të zhvillojë ceremoninë me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova” pranë pallateve të Shallvareve ku do të jenë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i komunës së Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa.
Lulzim Basha do të presë kreukomunarin Mustafa, një orë para ceremonisë, të cilin Basha ditën e djeshme e ka uruar për Ditën e Pavarësisë edhe me një mesazh.
Gjithashtu në letrën e urimit lidhur me Pavarësinë e Kosovës që Kryetari i Bashkisë së Tiranës uron Prishtinën për progresin e bërë që nga shpallja e Pavarësisë dhe se do të kenë mbështetjen e Tiranës për çdo projekt të kryeqytetit të Kosovës.
Në të thuhej: "“Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t`ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht do të gjeni mbështetje dhe përkrahje për të gjithë projektet tuaja”.

Por sot në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar Kryeministri Hashim Thaçi do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në përurimin e godinës së re të Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

KOMENTE