English

Sarkozi uron Kosovën për Pavarësinë

“Zonja Presidente,
Kosova feston sot ditëlindjen e katërt të pavarësisë së saj. Dëshiroj që në këtë ditë të veçantë t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emrin e popullit francez, urimet e mia. Viti 2011 është shënuar me nisjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian. Unë gëzohem për këto rezultate të para, të dobishme për popujt, dhe qasjen konstruktive të adoptuar nga autoritetet kosovare. Është mirë të ruhet kjo dinamikë pozitive dhe të mos lejohen zërat e izolimit në vetvete që po dalin nga të dy anët në një kontekst ekonomik dhe social të vështirë.
Unë llogaris angazhimin tuaj dhe guximin politik për të mbështetur me gjithë peshën tuaj vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e kompromiseve të nevojshme për pajtimin rajonal dhe për afrimin europian të të dy vendeve. Ky është një kontribut për të ardhmen europiane të Kosovës dhe stabilitetit të tërë Ballkanit. “Lajmi për mbylljen e ardhshme Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe rikonfigurimi i mundshëm i misionit të EULEX-it theksojnë qëllimin e Kosovës që të bëhet një shtet “fuqiplotë”, pa mbikqyrje ndërkombëtare. Këto janë hapa pozitivë që mbështesin aspiratën tuaj për ushtrimin e një sovraniteti të plotë dhe të cilën neve e mbështesim fuqishëm. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Francës dhe Bashkimit Europian për këtë detyrë.
Shumë sfida mbesin ende: vendosja e një situate financiare të shëndoshë, të hidhen bazat e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të konsolidohen arritjet e planit Ahtisaari, të niset një strategji e besueshme e integrimit paqësor për veriun e Kosovës, luftimi në mënyrë më të vendosur i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe udhëheqja e reformës zgjedhore.
Jam në dijeni për veprimin tuaj të vendosur për të dërguar Kosovën në komunitetin ndërkombëtar dhe për ta bërë një shtet modern. Unë e vlerësoj vullnetin tuaj për të vepruar për bashkimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, çfarëdo qoftë origjina e tyre etnike ose përkatësia fetare. Jeni e sigurt se Franca do të qëndrojë pranë jush për t’ju ndihmuar në realizimin e këtyre ambicieve fisnike. Duke iu falenderuar, pranoni, zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në telegramin e presidentit Sarkozy dërguar presidentes Jahjaga me rastin e ditës së Pavarësisë.

KOMENTE