Martin Kelly dhe Kaylee Muldoon dy të rinj të dashuruar madje dhe prindër të një fëmije ende jetojnë të ndarë. Dashuria e tyre vazhdon, aq sa përsëri e takojnë çdo ditë njëri tjetrin por ata nuk mund të rrinë bashkë.
Arsyeja?
Djali është një cigan dhe vajza jo. Prindërit apo familja e djalit nuk mund ta pranojnë kurrsesi në komunitetin e tyre nusen e djalit dhe nënën e fëmijës së tij, pasi ajo nuk është si ata dhe nuk mund të jetë asnjëherë.
Edhe pse ata lindën fëmijën e tyre ku ajo shpresonte se do të ndryshonte diçka, ndodhi e kundërta. Ai përsëri nuk mund të jetojë me familjen e tij të re.
Mbretëresha e bukurisë e cila për të humbur mendjen e saj konkurron në një program, përsëri shpreson se ajo do të martohet me babain e djalit të tyre.