Nënat që kalojnë kohë me kafshët gjatë shtatzënisë kanë më pak të ngjarë të kenë fëmijë me alergji dhe astmë, ka zbuluar një studim i kohëve të fundit
Hulumtuesit në spitalin Henry Ford në Detroit gjetën se foshnjat që kanë në shtëpi një kafshë, pra para lindjes kishin nivel më të ulët të imunoglobulinave E pra antitrupave IgE, ose, gjatë vitit të tyre të parë të lindjes.
IgE është e lidhur me zhvillimin e alergjive dhe astmën.
Nivelet e antitrupave ishin mesatarisht 28 për qind më të ulëta gjatë foshnjërisë në foshnjat që kishin ekspozuar në shtëpi apo mbajtur kafshë krahasim me foshnjat pa kafshë në shtëpi.
Megjithatë niveli i IgE ishte 33 për qind më i ulët në ato foshnja me prejardhje evropiane, aziatike dhe nga Lindja e Mesme në krahasim me 23 për qind në fëmijët të cilët ishin afrikano-amerikan.
Dhe nivelet ishin edhe më të ulëta në foshnjat që kishin lindur përmes rrugëve vaginale, në krahasim me ata që kanë lindur me prerje cezariane.
Dr Christine Cole Johnson, kryetar i Departamentit Henry Ford i Shkencave të Shëndetit Publik dhe autor i lartë i studimit tha: "Ne besojmë se të paturit e një rrjeti të gjerë microbakterialësh të larmishëm, të ekspozuar në shtëpi gjatë proçesit të lindjes ndikon në një sistem më të fortë imunitar.
Dr Johnson gjithashtu e lidhi studimin dhe me faktorin higjenë. Vërtet të pasurit e një kafshe në shtëpi mund të ketë këto avantazhe por duhet të ketë një higjenë të nivelit të lartë për kafshën.
Ajo shtoi: "Zbulimet tona mund të sigurojë informacion në mekanizmat biologjike që rrisin rrezikun eçrregullimeve alergjike. '
Henry Ford studioi 1.187 të sapolindur në gusht 2003 dhe nëntor 2007 dhe analizoi mostrat e gjakut për matjen e niveleve të IgE në lindje, gjashtë muaj, një vit dhe dy vjet.
Nga nënat e lindjes, 62 për qind ishin afrikano amerikan dhe 33 për qind ishin amerikanët evropiane.
Ffoshnjave e lindura, 751 kishin lindur në rrugë normale dhe 436 kishin lindur përmes ndërhyrjes cezariane.
Nënat që kishin një kafshë në shtëpi ishin 420.