Uganda i bën surprizë Kosovës për ditën e Pavarësisë duke e njohur atë si shtet.
Në këtë mënyrë lista e shteteve që njohin Kosovën arrin në 88 shtete.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli i cili në një konferencë për mediat dha lajmin dhe duke paraqitur edhe letrën verbale të këtij shteti.
Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.