English

Operacion i rrallë në QSUT-Tiranë (VIDEO)

Dhe mjekët shqiptarë duhen falënderuar së fundmi për një operacion tepër të vështirë të kryer në zemër lidhur me zëvendësimin e aortës ashendente dhe të harkut të aortës me një protezë vaskolare dhe reimplantim të tre arterieve që furnizojne trurin me gjak tek kjo protezë vaskolare.
Operacioni zgjati 10 orë dhe gjatë punës që u bë në harkun e aortës pacienti pati një periudhe prej 47 minutash pa qarkullim gjaku në tru, ku temperatura e pacientit u ul në 20 gradë gjatë kësaj procedure për të mbrojtur trurin. Pacienti nga qyteti i Durrësit u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bëra pas operacionit tregojnë funksion normal të zemrës dhe të aortës.

Investime të tjera do të bëhen në shërbimin e kardiokirirgjisë për të patur një shërbim sa më të mirë dhe cilësor, është shprehur ministri Vasili.

515

KOMENTE