English

Shpëtuam jetë njerëzish në këtë dimër agresiv, shprehet Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar qytetin e Korçës, për tu njohur nga afër me gjendjen e zonave të izoluara nga bora, ku ai ka përmendur përpjekjet e bëra për shpëtimin e njerëzve të këtyre zonave.
Ai është shprehur:
"Ne teresi, ne mbare vendin ka spikatur shkalla e larte e pergjegjesise. Ky ka qene operacioni me i gjere i emergjences civile i ndermarre ndonjehere ne historine e vendit. Operacioni ka konsistuar ne hapjen e mijera kilometrave rruge, ne levizjen e milionave meter kub bore, ne shperndarjen e ndihmes mjekesore ne te gjithe keto zona, evakuimin e te semureve dhe nenave shtatzena, por edhe ne dergimin e ndihmave ushqimore ne zonat apo shtepite, apo lagjet me te izoluara"

514

KOMENTE