Dëbora zbardhi malet
dhe fushat tatëpjetë
njerëzia më s'po dalin dot
dhe rruga është e shkretë...
Por njerëzit janë më të gëzuar kur i ngjiten Dajtit për të bërë aspirimin e mushkërive me ajrin e pastër sidomos tani kur bora ka mbuluar gjithçka.
Por ata që i gëzohen më shumë dëborës, janë të vegjëlit që nuk humbasin kohë të për të luajtur.
Mbërritja në një nga destinacionet më të frekuentuar, e bën më paharrueshëm udhëtimin me teleferik, ku për 15 minuta vizitorët mbërrijnë në mal.
Dajti ngelet më i preferuari për banorët e zonës së Tiranës gjatë gjithë
sezonit të dimrit por dhe gjatë verës.