English

20 shkurt, dita e rrëzimit të bustit të Enverit. Ekspozitë te Muzeu Kombëtar

A ju kujtohet 20 shkurti i vitit 1991? Sa kujtime na ngjall ajo ditë? Dhe për ata që se dinë ka qënë dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha i vendosur në qendër të kryeqytetit.
Pamjet e atyre ngjarjeve, shkurtin e vitit 1991 në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.
Me rastin e kësaj dite sot ne Muzeun Kombëtar në katin e dytë është hapur Pavijoni i Terrorit Komunist ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Në këtë pavion do teë prezantohen dokumenta historike, fakte, ngjarje dhe foto reale të asaj kohe dhe të asaj periudhe të përmbysjes së komunizmit.
do të jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.
Do të paraqiten rreth 60 stenda që paraqesin historinë nga vitet 1945-1990, si dhe disa monitorë që do të shfaqin kolazhe dokumentesh që nuk kanë mundur të ekspozohen.

KOMENTE