English

Çmimi i naftës më i lartë se vitin e kaluar

Edhe çmimi i naftës ka shënuar rritjen më të madhe në nëntë muajt e fundit, që nga koha kur Irani i ndaloi shitjen e naftës Britanisë dhe Francës si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve mbi programin bërthamor të republikës islamike.

Çmimet e rritura aritën kuotën duke arritur 105 dollarë për një fuçi në tregun aziatik.
Të dielën, Ministria iraniane njoftoi se është ndaluar shitja e naftës për Britaninë dhe për Francën, si reagim ndaj sanksioneve të BE-së, ku përfshiheshin masat kundër bankës qendrore të Iranit dhe ndalesa për importin e naftës iraniane, që pritej të hynin në fuqi më 1 korrik.

Por burimet thonë se Franca dhe Britania përdorin pak, naftë iraniane.

Megjithatë, disa shtete të BE-së janë të varura nga importi i naftës nga Irani, dhe vlerësohet se BE merr diku 20 për qind të eksportit të naftës së Iranit.

KOMENTE