English

Kosovë-Serbi. Konkluzionet e reja

Prishtina dhe Beogradi kanë përafruar qendrimet e tyre dhe në marrëveshjet e ardhshme që do të nënshkruhen Kosova do të prezantohet si shtet sovran dhe i pavarur.

521
Kryeministri Thaçi ka deklaruar:
“Sa i përket bashkëpunimi rajonal me Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja duhet dhe do të reflektojë dy realitetet ekzistuese, atë të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe Serbisë që e njeh këtë realitet. Nga dje kemi propozim më të balancuar që reflekton realitetin në Kosovë. Pozicioni ynë ka qenë për t’u angazhuar për të ardhmen substanciale europiane të Kosovës se sa për cështje simbolike. Nga dje kemi një avancim në këtë drejtim. Përfundimisht në këtë marrëveshje Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur dhe sovran pra me versionin e fundit Kosova do të mbetet e pavarur dhe sovrane. Gjithashtu edhe opinion i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e konfirmon ndërkombtarisht shtetin e Kosovës, por dhe rezolutën 12-44 që respekton dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO-s. Por tani kemi një avancim europian, sepse ishte e padrejtë gjithë kjo vonesë europiane në raport me prespektivën europiane të Kosovës, në vecanti sa i përket përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe tregtare me BE-në, anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në BERZH dhe fillimin e shpejtë të procesit të stabilizim-asociimit. Këto janë konkluzionet e përbashkëta, mes dy shteteve në nivele të barabarta. Për Kosovën do të përfshihet deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008, do të përfshihet opinion i GJND-së dhe rezoluta 12-44 që garanton integritetin territorial të Kosovës, por dhe pako substanciale që garanton të drejtën europiane”.

KOMENTE