English

Pep Guardiola: Do ta kalojmë Realin

Pep Guardiola trajneri i Barcelonës shprehet se synimi i tyre është të ruajnë ritmin në La Liga me rivalin e tyre Real Madridin.

“Ne jemi dhjetë pikë prapa, por loja jonë thotë se ne nuk jemi shumë larg. Sfida jonë është ta mbajmë ligën të gjallë dhe kjo është detyra e jonë.
Ne duhet të vazhdojmë në këto tre muaj të mbetemi në garë siç bëmë sot. Nëse ekipi luan në nivelin e sotëm, nuk shqetësohem nëse tema rreth të ardhmes time është ajo që pushton titujt kryesorë”, është shprehur Guardiola.
Ai shprehet se ka besim te klubi i vet dhe do të arrijë fitoren.

Lionel Messi shtoi: "Menaxheri e di se çfarë ne mendojmë, por ai do të marrë vendimin e tij në kohën e duhur. Natyrisht, ne të gjithë duam që ai të qëndrojë në Barcelona, sepse, për ne, ai është shumë i rëndësishëm.

KOMENTE