Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët por nga të gjithë njerëzit në vendin tone. Megjithëse ai ka forma dhe ngjyra të ndryshme shija e tij e ëmbël është mjaft e pëlqyeshme pothuajse nga të gjithë. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekeve specialiste, kurat popullore japin siguri maksimale.
Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.
Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta ne 3 litra ujë dhe me pas vihet në frigorifer. Ky u rekomandohet të gjithë atyre personave që kane probleme me pagjumësinë. Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike.
Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet me mjaltë dhe të konsumohet për 20 dite me radhe në mëngjes.