English

Rona Nishliu, më në fund do të këndojë shqip në Eurovizion 2012

Më në fund atë që të gjithë shqiptarët duan është që gjuha e tyre të shqiptohet në çdo drejtim të jetës. E nisi këngëtari i madh Frederik Ndoci interpretimin e këngës në gjuhën shqipe , në Eurovizion, dhe tani këndimi i plotë në gjuhën shqipe i këngëtares kosovare Rona Nishliu e do të këndojë shqip, në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit, duke prezantuar Shqipërinë në Eurovizion 2012.
Ajo ndodhet në SHBA gati prej dy javësh,për të realizuar versionin final të këngës “Suus” që do të jetë tre minuta duke i’u përmbajtur rregullave të “Eurovizionit”. Kënga është regjistruar në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.
Rona do të këndojë në natën e parë, në 22 Maj midis shteteve të tjera si Rumani, Greqi etj duke ditur se këtë vit marrin pjesë 37 këngë në dy netë gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.
I urojmë fat Ronës dhe me fitore.

KOMENTE