Mendoi t'i sjellë në ballkan skenat e sfidimit të të ftohtit pasi i ka parë në Siberi ku njerëzit hidheshin në ujë në temperatura nën gradë.
Ylber Haliti profesor fiskulture, nga Presheva ka befasuar me guximin e tij. Në kohën kur Europa po shënon 600 viktima nga i ftohti, shqiptari nga Lugina e Preshevës ka treguar se mund të jetohet bashkë me akullin e thellë.
Ai shprehet: “Qëllimi i larjes në ujë të ftohtë për mua është për të bërë një lloj krahasimi me njerëz që jetojnë nëpër klima të ftohta, posaçërisht në Rusi, për të gjetur dallimin me organizmin e njerëzve që jetojnë këtu. Edhe ne kemi mundësi për të stërvitur trupin për të përballuar temperaturat ekstreme dhe kjo duhet bërë gradualisht, sistematikisht në mënyrë që të mos dëmtohet organizmi”.