English

Familjet Vogli dhe Peçi. Njëra në zi tjetra në ankth

Familja e kapitenit Feti Vogli ka hapur dyert e zisë familja e nëntetarit Aleksandër Peçi është ende në ankth duke pritur lajme për gjendjen shëndetësore të djalit të tyre.
Në këtë moment dhimbje shpirtërore për familjen Peçi i janë bashkuar miq, të afërm dhe efektiva të Forcave Speciale Shqiptare ku ai bënte pjesë.
Vëllai i kapitenit Feti Vogli, Florenc Vogli përmes dhimbjes dhe lotëve ka treguar për RTV “Ora News” se si e mori vesh lajmin e hidhur për vdekjen e të vëllait. Ai ka theksuar se për Fetiun kjo ishte hera e tretë që shkonte në Afganistan me trupat paqeruajtëse dhe ishte i përgatitur për këtë mision. “Ishte hera e tretë që kishte shkuar në Afganistan. Merak përpara se të ikte kishte vjazën e tij 3-vjeçare” tregon mes lotësh Florenci.
Ndërsa familja tjetër e nëntetarit Peçi është disi më e ekuilibruar pasiata janë akoma në ankth dhe shpresë për marrjen e ndonjë lajmi nga spitali gjerman për gjendjen e djalit të tyre.
Xhaxhai i Aleksandërit ka treguar për RTV “Ora News” se si u informuan në fillim për vdekjen e tij dhe më pas se ai ishte gjallë por në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ai thekson se Aleksandri e kishte ëndërr të shkonte në Afganistan pasi ishte shumë i përgatitur dhe i dhënë pas atij zanati.
Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet edhe pse gjendja e tij ishte tepeër e rënduar por e stabilizuar.

KOMENTE