English

Gjykata jep vendimin për 3 të pandehurit Jetnor Nakoleci, Saleo Stojani, Elidon Zeqo

Sot është shpallur vendimi për tre të pandehurit Jetnor Nakoleci, Saleo Stojani, Elidon Zeqo nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë me kryesues të çeshtjes, gjyqtar Nertina KOSOVA.
Gjykata vendosi:
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetnor Xhevahir Nakoleci, për veprën penale të "Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", ne dem te punonjesit te policise Roland Likaj, parashikuar nga neni 79 germa c) te Kodit Penal dhe denimin e tij me burgim te perjetshem.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetnor Xhevahir Nakoleci, për veprën penale të "Vjedhja me dhune", parashikuar nga neni 139 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetnor Xhevahir Nakoleci, për veprën penale të "Vjedhje me shume se nje here", parashikuar nga neni 134 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetnor Xhevahir Nakoleci, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje te armeve luftarake", parashikuar nga neni 278 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, ne bashkim te denimeve, denimin e te pandehurit Jetnor Xhevahir Nakoleci me burgim te perjetshem.

-Vuajtja e denimit me burgim te kryhet ne nje burg te sigurise se larte, duke filluar nga dita e ndalimit te tij me date 29.03.2011.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saleo Arben Stojani, për veprën penale të "Moskallezim te krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe ne baze te neneve 300 dhe 51 te K.Penal denimin e tij me 1 (nje) vit e 6 (gjashte) muaj burgim.
-Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme duke filluar nga dita e ndalimit te tij me date 07.04.2011.
3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Elidon Ferdinand Zeqo, për veprën penale të "Moskallezim te krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe ne baze te neneve 300 dhe 51 te K.Penal denimin e tij me 1 (nje) vit e 6 (gjashte) muaj burgim.
-Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme duke filluar nga dita e ndalimit te tij me date 30.03.2011.

4. Mbi "provat materiale" ne zbatim te nenit 190 te K.Pr.Penale disponohet si me poshte:
-Arma e zjarrit pistolete tip TT, caliber 7.62 me nr. 0P2270 me kreher me shtate fisheke te kalohet ne favor te shtetit, Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore.
-Aparat celular I tipit MOTOROLA me ngjyre te zeze me nr. 0684112397 ti kthehet familjareve te viktimes Roland Likaj.
-Automjeti i markes Ëolksëagen POLO me ngjyre vishnje me targe VL 4633 C ti kthehet familjareve te viktimes Roland Likaj.
-Kater paketa Slims Karela ti kthehen familjareve te viktimes Roland Likaj.
-Shtate flete formati A4 me tabletat e kompanise Vodafon kthehet familjareve te viktimes Roland Likaj.
-Nje liber manuali automjeti Volkswagen POLO ti kthehet familjareve te viktimes Roland Likaj.
-nje aparat telefoni I tipit NOKIA me ngjyre gri ti kthehet te pandehurit Jetnor Nakoleci.
-Nje gezhoje ngjyre bronxi, caliber 6.35 me makirov B-S&B dhe nje predhe ne forme ovaleje me ngjyre bronxi pak e shtypur e kalibrit 6.35 te kaloje ne favor te Drejtorise se Policise Shkencore.
-Nje kacavide me maje te sheshte me doreze plastike te zeze me mbishkrimin "Stanely" te asgjesohet.

5. Detyrimin solidarisht të të pandehurve per pagimin e shpenzimeve te perbera nga ato te hetimit paraprak ne masen 155.620 leke dhe ato ne fazen e gjykimit.
Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit per krime te Renda Tirane Brenda 10 diteve nga e nesermja e shpalljes.

KOMENTE