English

Fosnjat nevrikosen për shkak të kafeinës në trupin e tyre. Studim

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se foshnjat e sapo lindura nuk arrijnë të flenë si duhet madje bëhen nevrike në moment, zgjohen menjëherë pasi i merr gjumi, si rezultat i kafeinës së gjendur në organizmin e tyre.

Kjo ndodh pasi ata e kanë marrë nëpërmjet qumshtit nga nënat e tyre.

Pirja e kafesë, çaj dhe pije me kafeinë, madje dhe çokollatë rritin nivelin nxitës në gjak. Bebet mund të bëhen të shqetësuara, rrinë zgjuar dhe nevrike.

Dr Ruth Lawrence, redaktor i revistës mjekësore të ushqyerjes me gji, tha se foshnjat kanë vështirësi në thyerjen dhe heqjen e drogës nga trupat e tyre sidomos në2 javët e para të jetës së tyre. Kjo mund të çojë atë për të grumbulluar duke shkaktuar simptoma negative.

Pra nënat që janë me fëmijët në gji duhet të kenë këto informacione për të mbrojtur fëmijët e tyre por dhe për të qënë më të qeta vetë.

Por përsëri duhen studime të tjera për të vërtetuar saktësisht dozën e kafeinës te fëmijët.

KOMENTE