English

Librat e botuara të shkrimtares Raimonda Moisiu dhe Çmimet

Gazetare e pavarur, -Zotëron përveç shqipes disa gjuhe të huaja; Anglisht, Rusisht, Italisht,pjesërisht Frëngjisht,Greqisht dhe Spanish.
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja aktive e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme. Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut. -Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë -"Dashuria nuk ka emër".- Vellimi i pare me poezi, t lirika dashurie. - "Sikur s'me ke puthur kurre"-Vellimi i dyte me poezi Lirika dashurie. -Lulekuqja e Eger-Vellimi i trete me poezi-Lirika dashurie-ne kater gjuhe:Shqip, anglisht, italisht hde greqisht -"Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse! -"Gerhitja e gjeneraleve"- Liber me PUBLICISTIKE, -"Pafajsia e Eves" - Roman -"Gjemimi i moshave"-Tregime, -Maska e intelektit"-Esse & Publicistike - Letrat shqipe ketej & pertej Atlantikut-INTERVISTA -Liber voluminoz me 600 faqe Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who's Who, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet). -Eshte bashkeautore ne vellimin me poezi;"Olimpi Shqiptar" -Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:-"Tempulli i fjales" Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:- "Itaka e Fjalës" Eshte bashkeautore në antollogjinë:- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu". Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian women network". "Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tirane Ka ne proces botimi :Romanin"S'i them askujt" dhe nje liber te dyte me publicistike. -Eshte Kryeredaktore dhe redaktore e romanit "Klithma e Shekullit", librit me tregime "Ishulli i pulebardhes", i vellimeve me poezi "Lule qe rriten ne gur'...", "E nese jeta jo", dhe librit me publicistike "Maje pene", te poetit e prozatorit Mehill Velaj. Asistent redaktor i vellimit me poezi ne gjuhen angleze:Our Walk in time-te poetit Mehill Velaj. Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare. Vleresimi me cmime: -Eshte fituese e Cmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart -Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar. Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi. Fituese e "Cmimit te Pare Ballkanik", ne Netet Korcare te Poezise. Fituese e Cmimit te Pare nga Redaksia e Gazetes "Nositi", Pogradec Fituese e Cmimit "Petro Marko" ne gjinine e Tregimit nga revista "Kuvendi" paraqitur ne Diten e Letersise Shqipe ne Michigan Poezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet cdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne: "Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove. Eshte fituese e cmimit "Petro Marko", ne gjinine e prozes Romance & histori, Zonjusha me kamelje, ose Zonja me orkide, Belami, Tesi i Derbevileve, etj. Gentian Cina son, Evisa Cina daughter, Jurges Cina son,Erisa daughter-in low, Josh (7 years old ) & Angelo (four mothns)- grandsons. Letersia, muzika popullore shqiptare filmat, kultura, "Në rast se sipas teorisë së romantizmit, natyra dhe vetëdija janë një, atëhere vetëdija nuk është një fund egoist i vdekur, por është mënyra e njohurive të hapjes me universin. Është vetvetja me të gjitha atributet e njerëzimit dhe detyra morale që ka individi për reformimin e pabarazisë sociale dhe sekreti për të lehtësuar vuajtjet njerëzore"

KOMENTE