Sot pas shqyrtimit të provave të reja, Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi.
Apeli ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg edhe pas paraqitjes së provave të reja. Sipas akuzës, me provat e reja për 21 janarin Ndrea Prendi duhet të kishte masën e sigurisë burg pa afat.
Vendimi erdhi pas zëvendësimit të anëtares Sollaku me Agron Papajanin në trupin gjykues.
Sipas akuzës, ekspertiza dhe provat e reja vërtetojnë vrasjen e Faik Myrtajt nga Ndrea Prendi.