English

Rama ngushëllon familjarët e dëshmorit Feti Vogli (VIDEO)

Kryetari i Partisë socialiste ngushëllon familjen Vogli, duke shprehur dhimbjen e madhe që ndiejmë për këtë dëshmor, por njëkohësisht dhe krenar
për misionin që ai kishte marrë duke nderuar kombin shqiptar dhe familjen e tij.
Ai shprehet, se është një humbje për të gjithë ne. Eshtë një tragjedi që ka rënë rrufe jo vetëm mbi familjen po mbi të gjithë ne.
Sakrifica e tyre sublime, që i bashkohet asaj të mijëra e mijëra dëshmorëve të NATO-s në luftën e universit demokratik me forcat e një errësire kërcënuese për çdo vlerë e arritje të tij, është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike. Shqipëria sot ka një djalë të ri më pak e një tjetër që lufton për të jetuar, por dy arsye tejet të forta më shumë për ta vazhduar me edhe më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë.
534

KOMENTE