English

Aleksandër Peci mbërrin në Gjermani për kurim të mëtejshëm

Nëntetar Aleksandër Jak Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8:45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

Nëntetar Peci është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO në Bruksel, kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.

Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

KOMENTE